top of page

Rreth nesh

Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (KCIC) është themeluar në vitin 2001, pastaj më 8 Janar 2002 është regjistruar zyrtarisht me numrin: 51011813.       

 

Fillimisht, misioni i organizatës ishte të krijojë paqe të qëndrueshme në Kosovë duke i ndërlidhur të rinjtë nga të gjitha komunitetet e Kosovës në zbatimin e projekteve të përbashkëta dhe kështu të kapërcejë barrierat e krijuara nga e kaluara.

Që nga viti 2004, organizata ka transformuar misionin e saj, kështu që nga kjo periudhë misioni i organizatës është ngritja e aktivizmit qytetar, forcimi i ndjenjës së komunitetit, promovimi i qeverisjes së përgjegjshme, si dhe mbështetja dhe zhvillimi i iniciativave vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare për zhvillimin e burimeve njerëzore në Kosovë dhe në veçanti rinisë së Kosovës.

 

Objektivi kryesor i projekteve të organizatës është rinia e Kosovës, pavarësisht nga kombësia, feja, raca, etj, kështu organizata ka përcaktuar edhe programet përmes të cilave synon të arrijë misionin e saj.   

Programet e organizatës janë:

 

- Demokratizimi i shoqërisë duke monitoruar / avokuar tek institucionet qeverisëse;
- Edukimi joformal i qytetarëve e në veçanti edukimi i të rinjve në fushën e krijimit të vendeve të reja të punës;

-  Forcimi i Shoqërisë Civile dhe Rrjetëzimi - me organizata të ngjashme, me qëllim të zbatimit të  projekteve që ndikojnë në misionin e organizatës,

- Bashkëpunimi ndërkufitar dhe ndërkombëtar.

Deri më tani organizata ka zbatuar një numër të madh të projekteve (mbi 57), si udhëheqëse e tyre, por edhe si partnere e organizatave të tjera nga Kosova dhe organizatat ndërkombëtare.

Këto projekte, pothuajse tërësisht janë financuar nga organizata / donatorë ndërkombëtarë të cilët veprojnë në Kosovë dhe jashtë Kosovës.

 

Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (KCIC) vazhdon të jetë aktive në zbatimin e projekteve të saj ose si partner i organizatave të tjera.

KCIC është pjesë e koalicionit të organizatave joqeveritare "Demokracia në Veprim" e cila mbështetë promovimin e zgjedhjeve të lira si pjesa më thelbësore e një shoqërie demokratike.

Anchor 1

Mënyra më e qartë për të treguar se çfarë do të thotë për ne sundimi i ligjit 

jeta e përditshme është të kujtosh se çfarë ka ndodhur kur atje

nuk është shtet ligjor ~ Dwight D. Eisenhower

Our Mission

Qëllimi ynë

Për të mbuluar hapësirën, mjedisin dhe kushtet për promovimin e punonjësve multietnik, lidhni lidhjen me grupimet e ndryshme të ndryshme të të rinjve dhe individëve dhe gjithashtu për të kontribuar në stabilizimin afatgjatë të situatës dhe afrimit të pakicave të Kosovës nga një zë i fortë i të rinjve tolerantë në zhvillimin e aktivitetit të të gjithëve multietnike.

Teamwork
Business Team

Fushëveprimtaritë

Kulturë, Rindërtim, Zhvillim Social, Mbrojtja e Ambientit, Zhvillim Organizativ, Edukim/Trajnim, Shëndetësi, Kulturë

Jemi të gatshëm për bashkëpunëtorë të rinjë

bottom of page